Lidhje

Transparency International: Prokuroria të reagojë kundër korrupsionit në Shqipëri


Transparency International: Prokuroria të reagojë kundër korrupsionit në Shqipëri
Transparency International: Prokuroria të reagojë kundër korrupsionit në Shqipëri

Organizata “Transparency International” u bëri sot thirrje organeve shqiptare të drejtësisë që të hetojnë akuzat për korrupsion të publikuara ndaj zyrtarëve të lartë, duke kërkuar një rol më aktiv të prokurorisë në zbardhjen e këtyre çështjeve.

Organizata e njohur ndërkombëtare publikoi një deklaratë ku theksohet se, deri tani mbizotëron praktika joaktive e hetimit vetëm mbi kallëzime të drejtpërdrejta, ndërsa prokuroria ka nisur vetëm 1 për qind hetime kryesisht me nismën e saj. Një përfaqësuese e “Transparency International” në Tiranë, Inesa Hila, tha se “një seri çështjesh hetimore për korrupsion kanë ekslipsuar sistemin shqiptar të drejtësisë, disa pa u përfunduar ende dhe disa të tjera pa u nisur ende”.

Ajo kujtoi se “rekomandimet e Komisionit Europian për Shqipërinë para se të marrë statusin e kandidatit janë publikuar qysh në muajin nëntor”, duke “bërë thirrje partive që të gjejnë zgjidhje e t’i japin fund krizës së tejzgjatur politike dhe realizimin pa humbur kohë të 12 rekomandimeve të Komisionit Europian”. Transparency Albania u bëri thirrje presidentit, parlamentit dhe qeverisë që “të ndryshojnë Kushtetutën për të hequr imunitetin si një privilegj për deputetët, ministra dhe gjykatësit, në mënyrë që t’i hapet rruga drejtësisë në luftën kundër korrupsionit”. Kjo organizatë deklaroi se “angazhimet dhe betimet retorike në këtë pikë janë të pamjaftueshme për të hetuar zyrtarët e korruptuar”. Po ashtu një fushë tjetër e antikorupsionit dhe e kapjes së shtetit është edhe zbardhja e financimeve të forcave politike, ku sipas kësaj organizate u duhet dhënë fund financimit të paligjshëm të partive në fushata zgjedhore. Sipas T.I.A., prokuroria duhet të kryejë hetime të shpejta e të pavarura.

Një ditë më parë edhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë shprehu shqetësim për zvarritjet e disa proceseve gjyqësore, për të cilat opinioni publik është veçanërisht i ndjeshëm e i vëmendshëm, si çështja e Gërdecit. Sipas inspektorëve të KLD, është e patolerueshme që vetë gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët shtyjnë seancat gjyqësore për mungesa të njërit apo tjetrit, duke skaduar afatet e paraburgimit të 29 të pandehurve që dyshohet se janë shkaktarë për 26 të vrarë në shpërthimin e Gërdecit, duke rreëzikuar lirimin pa u gjykuar të të arrestuarve.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG