Lidhje

Opozitarë të Sirisë nxjerrin mësime nga Kosova


Publicisti e veprimtari i njohur, Veton Surroi, tha sot në Prishtinë se në Siri nuk mund të ketë një zgjidhje të sigurisë ushtarake pa pasur një zgjidhje politike. Ai i bëri këto komente gjatë punimeve të konferencës “Siria dhe leksionet nga Kosova”, të organizuar nga Klubi për Politikë të Jashtme, që drejtohet prej tij, në të cilën morën pjesë veprimtarë politikë të opozitës siriane, të cilët po qëndrojnë në Kosovë.

Disidenti sirian, Ammar Abdulhamid, i cili që nga viti 2005 jeton në Shtetet e Bashkuara, tha se mënyra se si Kosova ka dalë nga makthi për t’u për shtet, mund të jetë frymëzuese për disidentët sirianë.

Kryengritja tashmë 13 muajshe në Siri, ka lënë pas vetes mbi nëntë mijë të vdekur. Veprimtarët sirianë që po qëndrojnë në Kosovë, u shprehën të pakënaqur me bashkësinë ndërkombëtare, që sipas tyre nuk është mjaft e vendosur për të ndihmuar zgjidhjen e problemeve në Siri.

Drejtuesi i Klubit për Politikë të Jashtme, Veton Surroi, tha se në Siri nuk mund të ketë një zgjidhje të sigurisë ushtarake pa pasur një zgjidhje politike. Ai, tha se Kosova nuk është e fuqishme as ushtarakisht dhe as politikisht për ta ndihmuar Sirinë por është përkrahëse e madhe morale e ndërrimeve demokratike atje dhe mund të shërbejë për të nxjerrë mësime jo vetëm nga opozita siriane por edhe komuniteti ndërkombëtarë.

Gjatë debateve është thënë se nga Kosova mund të nxirren mësimet se si të tejkalohen dallimet ndërmjet opozitës siriane, që duken të ngjashme me dallimet që ekzistonin në fund të viteve të 90-ta ndërmjet lëvizjes paqësore dhe kryengritësve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Udhëheqësi i delegacioni sirian, Amar Abduhamid, demokracisë, tha gajtë qëndrimit në Prishtinë se nëse opozita do të qeverisë me Sirinë, shumë shpejt do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

XS
SM
MD
LG