Lidhje

Opozita në Shqipëri shpreh shqetësime rreth fletëve të votimit


Opozita në Shqipëri shpreh shqetësime rreth fletëve të votimit
Opozita në Shqipëri shpreh shqetësime rreth fletëve të votimit

Në Shqipëri partia socialiste deklaroi sot se fushata zgjedhore nis në kushtet e një gare tërësisht të pabarabartë mes palëve ndërsa solli si shembull vendimin e fundit të Komisionit qëndror të zgjedhjeve për fletët e votimit.

Sekretari për çështjet ligjore në partinë socialiste Fatmir Xhafa deklaroi se Komisioni ka hequr nga fletët e votimit emrat e partive të koalicionit të opozitës ndërsa i ka lënë ato për koalicionin e djathtë. Sipas zotit Xhafa kjo është një shkelje e hapur e ligjit, edhe sepse vendimi është një ndryshim i asaj që vetë KQZ sipas tij kish vendosur më parë lidhur me modelin dhe formën e fletës së votimit. Komisioni qëndror i zgjedhjeve nga ana e tij shpjegoi se nuk kishte asnjë shkelje pasi të majtët janë regjistruar nën siglën "AA" të koalicionit Aleanca për të Ardhmen, ndërsa e djathta e ka regjistruar koalicionin nën siglën e të gjitha partive përbërëse. Megjithatë sipas opozitës Komisioni qëndror po e fut procesin në shinë të rrezikshme për fatin e tij dhe se opozita nuk mund të ketë asnjë lloj besimi te ky komision, tha zoti Xhafa.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG