Në fillim të këtij viti, gazetarët e Zërit të Amerikës, Chris Simkins dhe Jeff Swicord realizuan një projekt të gjatë një vjeçar për të dokumentuar krizën opioideve në Shtetet e Bashkuara, siç përjetohet nga amerikanët që luftojnë me këtë epidemi në jetën dhe karrierën e tyre. Në pjesën në vazhdim do të ndiqni punën e një Shefi Policie në Karolinën e Veriut në një komunitet të goditur nga kriza e opioideve. Ai ka ardhur në përfundimin se arrestimi i njerëzve nuk është i mjaftueshëm për të zgjidhur problemin.
Facebook Forum