Kombet e Bashkuara kanë akuzuar rebelët e Sudanit Jugor për vrasjen e qindra njerëzve në një qytet të vogël, mbi bazat e kombësisë dhe origjinës së tyre etnike.
Misioni i OKB-së në Sudanin e Jugut thotë se masakra ndodhi në Bentiu, pasi forcat rebele morën kontrollin e qytetit nga trupat qeveritare më 15 prill.
Misioni tha se rebelët vranë mbi 200 dhe plagosën 400 civilë në një xhami lokale, ku ishin strehuar qindra njerëz, për t’u shpëtuar luftimeve. Sipas misionit, një pjesë e popullsisë, e një kombësie të caktuar, u shoqëruan që të largoheshin prej andej, para se të vriteshin të tjerët.
Misioni i OKB-së thotë se rebelët, të njohur si Opozita SPLA, po ashtu vranë njerëz të tjerë tek një kishë katolike dhe boshatisën zyrat e Programit Botëror të Ushqimit, pasi u kërkuan atyre të identifikonin se cilës bashkësi etnike i përkisnin.
Nuk pati komente të menjëhershme lidhur me këtë njoftim nga rebelët, apo nga qeveria e Sudanit Jugor.