Lidhje

Uashington, beteja për “Obamacare”


Në Uashington po zhvillohet një betejë politike për njërën prej arritjeve kryesore të presidentit Obama dhe për trashëgiminë që ai lë në Shtëpinë e Bardhë. Republikanët deklaruan dje se do të shfuqizojnë ligjin për kujdesin shëndetsor, që garanton mbulim për 20 milionë amerikanë. Palët bënë komente publike me qëndrime krejt të kundërta. Sot presidenti i zgjedhur Trump u kërkoi demokratëve të bashkohen me republikanët për të hartuar një ligj funksional. Toni i presidentit të zgjedhur ndryshonte rrënjësisht me atë të një dite më parë, kur u kërkoi republikanëve të fokusoheshin në një strategji për të fajësuar demokratët lidhur me planin “Obamacare”.

Administrata e presidentit të ardhshëm duket e vendosur të shfuqizojë ligjin për kujdesin shëndetsor. Por sot presidenti i zgjedhur kërkoi bashkëpunimin e demokratëve për këtë, në një mesazh në twitter.

Është koha që republikanët dhe demokratët të bashkohen dhe të sjellin si produkt një plan për shërbimin shëndetsor që funksionin, shumë më pak të kushtueshëm dhe shumë herë më të mirë”, - shkruan presidenti i zgjedhur në twitter.

Por ky potim në Twitter duket se është kontradiktor me atë të një dite më parë, ku zoti Trump u kërkonte republikave të fokusoheshin në fajësimin e demokratëve për planin “Obamacare”.

Dhe shija e takimit të zv/presidentit të zgjedhur Pence me përfaqësuesit e partisë së tij ishte pikërisht kjo. Ai paralajmëroi se shfuqizimi i ligjit nuk është shumë larg:

Do të nisë ditën e parë, përpara përfundimit të asaj dite, pritet që presidenti i zgjedhur të ndërmarrë veprime sapo të vijë në zyrën ovale.

Dita e dytë e sesionit të kongresit u përqëndrua tek “Obamacare” që mesa shihet, do të jetë beteja e parë e fortë politike e dy kampeve. Presidenti Obama takoi demokratët në kongres me qëllim hartimin e një strategjie që mbron ligjin për kujdesin shëndetësor.

Demokratët duken të sigurtë në mbështetjen e votuesve:

Presidenti e bëri të qartë se politikat janë në krahun tonë dhe nëse sheh shumë prej sondazheve, amerikanët janë kundër shfuqizimit”.

Më pas Shtëpia e Bardhë paralajmëroi republikanët se këto hapa të parë drejt shfuqizimit, mund të jenë edhe më të vështirë nga çfarë duken:

Ka një diferencë mes asaj që thua në fushatë dhe asaj çfarë duhet të bësh mbi këtë premtim në momentin që ke marrë pergjegjsinë për të qeverisur vendin më të madh në botë.

Ndërsa zhvilloheshin takimet, presidenti i zgjedhur Donald Trump ngjalli të tjera paqartësi me një mesazh në Twitter, duke nxitur republikanët të fajësojnë demokratët për dështimin e programit të kujdesit shëndetsor.

Republikanët e mirëpritën twitterin e zotit Trump:

Presidenti i zgjedhur ka një mënyrë unike të komunikimit më amerikanët”.

Demokratët në senat janë të vendosur të përdorin twitterat spontanë të zoti Trump, për t’iu kundërvënë.

Republikanët duhet t’i japin fund talljes me shërbimin shendetsor të njerëzve”.

Demokratët thonë se zoti Trump duhet të mbajë premtimin se nuk do ta shkurtojë buxhetin për shërbimin shëndetsor:

Përpara se kongresi të humbasë shumë kohë, Donald Trump duhet të dalë përpara, ndoshta nëpërmjet një twitteri dhe të thotë qartë se do të vendosë veton për çdo ligj që parashikon shkurtime në shërmbimin shëndetsor.

Një gjë është sigurt, të dyja partitë do të gjejnë një formë për të fajësuar tjetrën dhe më pas të shpallin fitoren.

XS
SM
MD
LG