Lidhje

Nju Jorku heq ndalim-qarkullimin


Bill de Blasio
Bill de Blasio

Zyrtarët e qytetit të Nju Jorkut hoqën të dielën ndalim-qarkullimin që imponua për të vënë nën kontroll protestat për vrasjen e George Floyd-it.

"Po e heqim menjëherë ndalim-qarkullimin. Dje dhe natën e kaluar ne pamë cilësitë më të mira të qytetit tonë,” shkroi kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio të dielën në Twitter.

Ndalim-qarkullimi hiqet një ditë më herët se parashikimi.

Ai është i pari që vendoset në qytetin e Nju Jorkut prej disa dekadash. Ora policore u vendos ndërsa përplasjet midis protestuesve dhe policisë u shndërruan në dhunë. Por mbrëmjen e së shtunës, policia u tërhoq, duke lejuar që protestat paqësore të vazhdonin edhe pas orës 8 të mbrëmjes.

Fillimisht, ishte vendosur që ora policore të mbetej në fuqi të paktën deri në fund të ditës së dielë.

Komenti në Twitter i zotit De Blasio u prit me dhjetëra reagime që i bënin atij thirrje të jepte dorëheqjen, pasi protestuesit besonin se zyra e tij nuk bëri sa duhet për t'i mbrojtur ata ose për të sqaruar se kush e nxiti dhunën në demonstratat e tyre.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG