Lidhje

Nju Jork, gjykatësi lejon botimin e librit të mbesës së Presidentit Trump


Librat për Presidentin Trump dhe administratën e tij dominojnë në raftet e botimeve të shkencave politike
Librat për Presidentin Trump dhe administratën e tij dominojnë në raftet e botimeve të shkencave politike

Një gjykatës i shtetit Nju Jork hoqi të hënën masën e përkohshme që i ndalonte mbesës së Presidentit Donald Trump të botonte një libër që ofron një pamje jo të favorshme të presidentit amerikan dhe familjes së tij.

Gjykatësi Hal Greenwald i Gjykatës së Lartë të shtetit Nju Jork, në Poughkeepsie, refuzoi kërkesën për të ndaluar publikimin dhe anulloi masën e përkohshme të ndalimit që kishte lëshuar më 30 qershor ndaj Mary Trump dhe firmës botuese "Simon & Schuster", pas kërkesës së paraqitur nga Robert Trump, vëllai i presidentit.

Firma "Simon & Schuster" pritej ta nxirrte librin në vitrina të martën.

Robert Trump kishte thënë më parë se botimi i librit, të titulluar "Me tepri dhe kurrë mjaftueshëm: Si krijoi familja ime njeriun më të rrezikshëm të botës", do të shkelte një marrëveshje konfidencialiteti për pronat e babait të tij, Fred Trump Sr., i cili vdiq në vitin 1999. Mary Trump, me profesion psikologe, është mbesa e Fred Trump-it.

"Krahas faktit se libri është botuar dhe shpërndarë në sasi të mëdha, të urdhërosh Mary L. Trump-in në këtë pikë do të ishte jokorrekte dhe nuk do të shërbente për asnjë qëllim", tha Gjykatësi Greenwald në vendimin e tij.

"Nuk do të kishte efekt... Duke cituar vendimin në çështjen Shtetet e Bashkuara kundër Bolton, 2020, 'Me sa duket, kali nuk ka dalë thjesht jashtë hambarit, ai ka dalë jashtë vendit'," shkruajti ai.

Avokati i Mary Trump-it, Theodore Boutrous, tha në një deklaratë: "Gjykata veproi drejt duke refuzuar përpjekjen e familjes Trump për të shtypur mesazhin thelbësor politik të Mary Trump-it për çështje të rëndësishme të interesit publik".

Avokatët për zotin Robert Trump nuk u bënë menjëherë të disponueshëm për komente. Botimi i librit vjen ndërsa presidenti republikan kërkon një mandat të dytë në zgjedhjet e 3 nëntorit. Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany e ka përshkruar atë si "libri i të pavërtetave".

Nëpërmjet formimit të saj në psikologji, Mary Trump konkludon në libër se presidenti ka të ngjarë të vuajë nga narcizizmi dhe çrregullime të tjera klinike dhe se u nxit drejt suksesit nga një baba që ushqente ato tipare.

Ajo shkruan për një "familje me keqfunksionim dëmtues", të mbizotëruar nga një patriark, Fred Trump, i cili tregoi pak interes për pesë fëmijët e tij, përveçse që të përgatiste një trashëgimtar për biznesin e tij të pasurive të patundshme.

Në fund të ditës, ai vendosi për Donald-in, shkruan ajo, duke vendosur se "arroganca dhe bullizmi" i djalit të tij të dytë do t'i vinte në ndihmë në këtë detyrë dhe ia inkurajoi këtë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG