Lidhje

Holandë, arrestohet i dyshuari për sulmin në tramvaj


Pas disa orë kërkimesh, policia holandeze e arrestoi të dyshuarin për sulmin me armë në një tramvaj në qytetin Utrecht, ku mbetën të vrarë tre persona dhe 5 të tjerë u plagosën.

I dyshuari ishte identifikuar nga policia si 37-vjeçari Gokmen Tanis.

"I dyshuari kryesor është arrestuar," thanë autoritetet e qytetit në një koment në Twitter.

Në parë policia e identifikoi personin nga Turqia, si Gokmen Tanis, një 37-vjeçar, që në fotografitë e publikuara, është me mjekër, i veshur me një bluzë me kapuç, i ulur në tramvaj.

Autoritetet e ngritën menjëherë në maksimum nivelin e sigurisë dhe kryeministri Mark Rutte tha se nuk përjashtohet mundësia të ketë qenë “një sulm terrorist”,

Por agjencia turke e lajmeve “Anadolu” kishte njoftuar se familjarë të Gokmen Tanis në Turqi kishin thënë se sulmi me armë mund të ketë patur motiv një mosmarrëveshje familjare.

Në aeroportet dhe xhamitë e Holandës janë shtuar së tepërmi masat e sigurisë. Në Utrecht janë mbyllur shkollat dhe banorët i kanë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi.

Më parë shefi i terrorizmit i Holandës tha se incidenti në tranvaj ishte njëri prej “shumë” sulmeve të tjera me armë në qytet.

Policia tha se kishte çuar disa helikopterë – ambulancë në vendin e ngjarjes, për të mjekuar të plagosurit dhe i bëri thirrje publikut të qëndrojë larg zonës, për t’i lejuar që njerëzit të marrin ndihmën e nevojshme.

Zëdhënësi i policisë tha se po shqyrtohen të gjitha mundësitë mbi motivin e sulmit, përfshirë terrozmin. Kryeministri Mark Rutte tha se është “tepër i shqetësuar” për incidentin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG