Gjatë dy ditëve të ardhshme në Bruksel do të zhvillohet raundi i radhës së bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
Prishtina ka hedhur poshtë kërkesat e Beogradit për hapjen e diskutimeve për statusin e vendkalimeve kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në veri, duke nënvizuar se nesër e pasnesër do të bisedohen çështjet e telekomunikacionit, energjisë dhe bashkëpunimit rajonal. Por, zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës, vështirë se mund të tejkalohen në diskutimet e radhës.