Pas situatës së rënduar të krijuar një ditë më parë nga rreshjet e pandërprera të shiut, që shkaktuan përmbytje në më shumë se 6 mijë hektarë tokë bujqësore në rrethet Lezhë dhe Shkodër, situata sot ka ardhur duke u përmirësuar. Ndërkohë, autoritetet vendore kanë evidentuar një numër problemesh, që ndikojnë drejtpërsëdrejti në përmbytjen e tokave, mes te cilave bllokimi i kanalizimeve dhe ndërtimet pa leje.