Në Shkodër ka nisur me shumë vonesë procesi i numrimit të votave, kjo për shkak të largësisë së qendrave të votimit, parregullsisë së dokumentacionit të disa prej numruesve si dhe terheqjes së disa të tjerëve nga Aleanca për të Ardhmen. Numërimi i votave po bëhet brenda në qytet, ku janë ngritur tre vendnumërime. Fillimi me shumë vonesë i procesit të numërimit pritet të shoqërohet edhe me vonesa në daljen e rezultatit.