Prej mbrëmë në mesnatë, në Maqedoni zyrtarisht filloi fushata për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të pesë qershorit. Komuniteti ndërkombëtar dhe vetë elektorati në Maqedoni shpresojnë që në radhë të parë procesi të kalojë i qetë dhe pa incidente. Kështu janë zotuar dhe partitë politike, pjesëmarrëse në zgjedhje. Shumcia e partive hapin sonte me mitingje fushatën.