Sot në Kosovë, u varros gazetari i njohur Mehmet Haziri i cili mbrëmë në moshën 64 vjeçare, ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë.
I ndjeri Haziri që nga viti 1977, kishte punuar në Radiotelevizionin e Prishtinës deri në mbylljen e tij në vitin 1990. Ndërsa nga viti 1991 e deri në fund të luftës në Kosovë, ai ishte bashkërendues i redaksisë së Televizionit Shqiptar në Prishtinë.
Pas luftës ai sërish u angazhua në Radiotelevizionin e Kosovës si redaktor i programit informativ.
I nderuar me tituj nderi për punën në gazetari, ai u bë i njohur edhe si shkrimtar me një varg veprash letrare.