Lidhje

Ndërkombëtarët, thirrje për qetësi udhëheqësve të Serbisë dhe të Kosovës


Autoritetet e larta ndërkombëtare po u bëjnë thirrje udhëheqësve të Serbisë dhe të Kosovës, që të ushtrojnë ndikimin e tyre për ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë gjatë zgjedhjeve parlamentare e presidenciale serbe, që pritet të mbahen edhe në Kosovë.

Organizimi i këtyre zgjedhjeve është marrë përsipër nga Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, e cila do të mundësojë pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në ato zgjedhje, meqë kjo u garantohet me parimin e dyshtetësisë.

XS
SM
MD
LG