Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen thotë se forcat e koalicionit do të vazhdojnë të luftojnë krahas me forcat afgane, ndërsa në Afganistan ndodh transferimi i sigurisë.
Zoti Rasmussen tha sot në takimin dy-ditor të ministrave të mbrojtjes të Aleancës se SHBA, Franca dhe vendet e tjera të NATO-s, në vitin 2013 do ta ndryshojnë gradualisht misionin në Afganistan nga luftarak, në një rol trajnues.
Sekretari amerikan i Mbrotjes Leon Paneta dhe presidenti francez Nikola Sarcosy kanë sugjeruar që koalicioni duhet t’i japë fund luftimeve në vitin 2013. Madje presidenti francez kohët e fundit deklaroi se vendi i tij do t’i tërheqë trupat luftarake nga Afganistani në vitin 2013, një vit para afatit të parashikuar.