Lidhje

Nagorno-Karabak, palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit


Search and rescue teams work on the blast site hit by a rocket during the fighting over the breakaway region of Nagorno-Karabakh, in the city of Ganja, Azerbaijan October 11, 2020. REUTERS/Umit Bektas
Search and rescue teams work on the blast site hit by a rocket during the fighting over the breakaway region of Nagorno-Karabakh, in the city of Ganja, Azerbaijan October 11, 2020. REUTERS/Umit Bektas

Azerbajxhani dhe forcat etnike armene akuzuan njëri-tjetrin të hënën për fillimin e sulmeve të reja në Nagorno-Karabak, duke e tensionuar armëpushimin humanitar të shpallur dy ditë më parë, që synon t’u japë fund luftimeve të ashpra për këtë enklavë malore.

Rusia, e cila ndërmjetësoi armëpushimin, bëri thirrje që të dyja palët ta respektojnë atë ndërsa Luksemburgu përsëriti thirrjet e Bashkimit Evropian që Turqia, aleate e Azerbajxhanit, të bëjë më shumë për të siguruar përfundimin e luftimeve, ku ka patur qindra të vrarë.

Luftimet, më të përgjakshmet për Nagorno-Karabakun që prej 25 vjetësh, po vëzhgohen me kujdes nga vendet e tjera, pjesërisht për shkak të afërsisë me tubacionet e gazit dhe naftës azerbajxhanase dhe të rrezikut që aty të përfshihen fuqitë rajonale Turqia dhe Rusia. Si Ankaraja edhe Moska janë nën presion në rritje që të përdorin ndikimin e tyre në rajon për t'u dhënë fund luftimeve.

Armëpushimi synon të lejojë forcat etnike armene dhe Azerbajxhanin të shkëmbejnë robër dhe trupat e të vrarëve gjatë dy javë luftimesh për Nagorno-Karabakun, i cili njihet në arenën ndërkombëtare si pjesë e Azerbajxhanit por është i qeverisur dhe i populluar nga armenë etnikë.

Por armëpushimi duket se është i brishtë. Azerbajxhani tha të dielën se kishte ndërmarrë sulme ajrore kundër një regjimenti armen, pas asaj që ai e quajti një sulm armen me raketa ndaj një ndërtese apartamentesh në qytetin e dytë më të madh të vendit Ganja. Armenia e mohoi një sulm të tillë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia, e cila ka një pakt mbrojtjeje me Armeninë, po vëzhgon ngjarjet dhe po u kërkon forcave azere dhe atyre etnike armene të respektojnë armëpushimin.

Turqia tha në një deklaratë se ministri i saj i mbrojtjes, Hulusi Akar, i kishte thënë ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu me telefon se forcat armene duhet të largohen nga territori azerbaixhanas.

Turqia mbështet ofensivën e Azerbajxhanit për "rimarrjen e tokave të pushtuara", thuhet në deklaratë, duke shtuar se Azerbajxhani nuk mund të presë edhe 30 vjet të tjera ”për një zgjidhje”.

Luftimet e tanishme janë më të rëndat që kur një armëpushim i vitit 1994 i dha fund një lufte mbi Nagorno-Karabakun që la të paktën 30,000 të vrarë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG