Lidhje

Mes tensionesh mbahet shugurimi i kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi


Policia malazeze hodhi të dielën gaz lotsjellës për të shpërndarë grupe demonstruesish që protestonin kundër shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi, në një ceremoni që shpërfaqi ndarjet e thella në vendin e vogël buzë Adriatiku, rreth lidhjeve të tij me Serbinë fqinje.

Ceremonia shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Joanikije në Manastirin e Cetinës u mbajt mes tensionesh dhe u zhvillua në praninë e patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirio, që në Cetinë arritën me helikopter.

Mes tensionesh mbahet shugurimi i kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:07 0:00

Gjatë natës dhe në mëngjesin e së dielës grupe qytetarësh bllokuan rrugën kryesore që çon nga Podgorica në Cetinë si dhe ngritën barrikada në rrethrrotullimin në hyrje të Cetinës.

Policia malazeze, tha se janë arrestuar 14 protestues si dhe këshilltari për siguri i presidentit Milo Gjukanoviç dhe ish Drejtori i Drejtorisë së Policisë, Veselin Veloviç, që ishte në mesin e protestuesve.

Ambasada amerikane në Mal të Zi u bëri thirrje të gjitha palëve që të punojnë për qetësimin e situatës.

“Liritë fetare dhe liria e shprehjes, përfshirë edhe të drejtën për tubime paqësore duhet të respektohen. Edhe pse ka pasur shumë drejtime të gishtave drejtë fajtorëve, në fund janë individët që do të mbajnë përgjegjësinë për veprimet e tyre”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Mali i Zi u pavarësua në vitin 2006 por kisha e tij nuk u bë autonome dhe mbeti nën Kishën Ortodokse Serbe, që për shumëkënd është një simbol i ndikimit serb.

Çështja e pronësisë së Kishës Ortodokse Serbe ka shkaktuar tensione të shumta gjatë viteve të fundit në Mal të Zi.

Ligji për Liritë fetare, i miratuar në kohën kur në pushtet ishte Partia Demokrate e Socialistëve e presidentit Gjukanoviç, kërkonte nga Kisha Ortodokse Serbe të dëshmojë për pronat përgjatë viteve të kaluara.

Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet e gushtit të vitit 2020 e ndryshoi Ligjin duke ia njohur të drejtën e pronës kishës serbe, e cila selinë e ka në Beograd.

Mali i Zi është anëtar i NATO-s dhe aspiron që të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG