Lidhje

Mitrovicë, 1 i vrarë dhe 11 të plagosur nga shpërthimi në veri


Mitrovicë, 1 i vrarë dhe 11 të plagosur nga shpërthimi në veri
Mitrovicë, 1 i vrarë dhe 11 të plagosur nga shpërthimi në veri

Një person ka humbur jetën dhe të paktën 11 të tjerë janë plagosur, nga pasojat e një shpërthimi që ndodhi sot në pjesën veriore të Mitrovicës të banuar me shumicë serbe. Policia tha se një person i kombësisë boshnjake humbi jetën nga pasojat e plagëve të marra, ndërsa 11 të tjerë të plagosur janë të kombësisë serbe.

Tash për tash policia nuk ka njohuri rreth autorëve apo motiveve të mundshme të këtij shpërthimi i cili ndodhi gjatë një proteste të pjesëtarëve të komunitetit serb kundër hapjes së një zyre për regjistrim civil të qeverisë së Kosovës në lagjen e boshnjakëve në veri të Mitrovicës. Rreth një mijë protestues ishim mbledhur për të kundërshtuar hapjen e kësaj zyre cila synon të ndihmojë qytetarët për pajisje me dokumente personale.

Protesta përfundoi pak kohë pas shpërthimit dhe Policia e Kosovës thotë se ka vendosur gjendjen në kontroll dhe situata tash është e qetë. Skena e ngjarjes po kontrollohet nga forca të mëdha të policisë së Kosovën dhe të Misionit të Bashkimit Evropian të mbështetura nga forcat paqeruajtëse.

Incidenti ka nxitur reagime të udhëheqësve politike serb. Presidenti i Serbisë Boris Tadic, ka kërkuar mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe e ka cilësuar incidentin si “provokim ndaj Serbisë:, e cila sipas tij, megjithatë nuk do të reagojë. Ai u ka bërë thirrje autoritetet ndërkombëtare në Kosovë për një reagim të shpejtë në funksion të siç thuhet vendosjes së rendit dhe të ligjit në Kosovë.

XS
SM
MD
LG