Në Kosovë policia tha se persona të panjohur u kanë vënë zjarrin disa makinave në veriun e Mitrovicës, një zonë e banuar me shumicë serbe. Incidentet në atë zonë ku ende nuk është shtrirë autoriteti i Prishtinës ngrenë çështjen e zbatimit të marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, nëpërmjet të cilave synohet integrimi i veriut të Kosovës.