I dërguari amerikan George Mitchell tha se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura vazhdojnë përpjekjet për të negocuar paqen mes izraelitëve dhe palestinezëve.
Zoti Mitchell zhvilloi sot bisedime për procesin e paqes në Lindjen e Mesme me presidentin palestinez Mahmoud Abbas në Ramallah, pasi zhvilloi një bisedë dje me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Jeruzalem.
Këshilltarët e presidentit Abbas thanë se zoti Mitchell paraqiti disa ide amerikane për mënyrën për të ecur përpara. Ata nuk dhanë hollësi të tjera.