Kantautori, Durim Morina i njohur me emrin e artit Mirud, është një djalosh i ri nga Kosova, që jeton prej rreth 7 vitesh në SHBA, dhe duket po hyn me sukses në tregun amerikan të muzikës. Me një nga këngët e tij të titulluar Puzzle, Mirud ia doli të renditet në vendin në vendin e 23-të në klasifikimin e këngëve pop amerikane. Kjo këngë ishte një bashkëpunim me një nga producentët e njohur amerikan Arthur Pingrey, i nominuar 3 herë për cmimin prestigjoz Oscars i cili ka punuar me këngëtarë të njohur si STING dhe Sia. Ai sot nxjerr në tregun muzikor një këngë të re, në shqip, të titulluar "Ende të dua", e shkruar në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Elhaida Dani. Në një intervistë me Zërin e Amerikës, foli për planet e tij.
Facebook Forum