Lidhje

Simon Mirakaj: Keqardhje për historianët nostalgjikë


Intervistë me zotin Simon Mirakaj
please wait

No media source currently available

0:00 0:09:58 0:00

Në Shqipëri vitet e fundit është vënë re një rikthim tek procesi i bërjes së transparencës lidhur me të shkuarën komuniste. Miratimi i ligjit për hapjen e dosjeve dhe ngritja e autoritetit për të çështje ukonsiderua hap përpara, por i paplotë nisur nga premisa se nuk garanton de-komunistizimin e shoqërisë shqiptare. Ligji në vetëvete garanton mbatjen e një pjesë të informacionit konfidencial, që nga kritikët shihet si pengesë për bërjen e transparencës së plotë, shtuar këtu dhe faktin që një pjesë e dokumentacionit mungon, asgjesuar edhe pas rënies së komunizmit. Zëri i Amerikës zhvilloi një intervistë me zotin Simon Mirakaj, anëtar i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentat e Ish-Sigurimit të Shtetit, lidhur me ecurinë e procesit:

Intervistë me zotin Simon Mirakaj
please wait

No media source currently available

0:00 0:09:58 0:00

Zoti Mirakaj thotë se institucioni ka një vit që është krijuar dhe padyshim fillimi ka vështirësitë e veta. Pavarësisht mungesës së mjediseve jo fort të përshtatshme dhe personelit jo të plotësuar, ndikimi i tij ka filluar të ndihet, shprehet ai.

Si institucion kemi dhënë kontributin tonë tek të gjitha institucionet që kanë paraqitur kërkesa. Difekti, nëse mund ta quajmë të tillë, është se nuk është imponues. Me përjashtim të disa deputetëve që kanë ardhur në mënyrë të vullnetshme dhe kanë kërkuar pastërtinë e figurës së tyre, partitë politike nuk e kanë bërë këtë.”

Zoti Mirakaj thotë se insitucioni ka dokumente të mjaftueshme për të vërtetuar pastërtinë e figurës së politikanëve apo individëve, pasi dokumentet që nga viti 1944 e deri në 2 korrik të vitit 1991, të hartuara nga “Sgurimi i Shtetit”, me vendim të Këshillit të Ministrave i kanë kaluar Autoritetit. Zoti Mirakaj, ndër të tjera, tha se është për të ardhur keq që pas 27 vitesh në demokraci ende ka historianë nostalgjikë të sistemit komunist. Ai solli si shembull historianin Pëllumb Xhufi, për të cilin zoti Mirakaj thotë se nuk pritej që një intelektual të flasë në mënyrë cinike për “Kampin e Tepelenës” si një kamp me kushte të mira. “Kampi i Tepelenës” ka qënë kamp famëkeq, tha zoti Mirakaj, duke shtuar se njeriu vlerësohet nga ajo që thotë dhe jo nga mendimet e brendshme. Unë dhe të tjerë jemi deshmitarë të gjallë të atij kampi. E rëndësishme është që të dihet ajo që ka ndodhur në të kaluarën të mos përsëritet, shtoi ai. Është mjaft e rëndësishme ballafaqimi me të kaluarën, tha zoti Mirakaj.

XS
SM
MD
LG