Disa emigrantë të lodhur të bllokuar në një urë në Guatemalë, në kufirin e saj me Meksikën, vendosën të notonin për të kaluar në Meksikë. Presidenti i SHBA, Donald Trump ka paralajmëruar se karvani i emigrantëve që filloi në Honduras dhe tani është në Guatemalë duhet të ndalet para se të arrijë në SHBA.