Lidhje

Merkel në Beograd


Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se gatishmëria për kompromis në bisedimet me Prishtinën do të merret parasysh kur të vendoset për hapjen e kapitujve të negociatave për anëtarësim të Serbisë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se gatishmëria për kompromis në bisedimet me Prishtinën do të merret parasysh kur të vendoset për hapjen e kapitujve të negociatave për anëtarësim të Serbisë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, tha të mërkurën në mbrëmje në Beograd se gatishmëria e Serbisë për kompromise me Kosovën do të merret parasysh kur te vendoset për hapjen e kapitujve të negociatave për anëtarësim të saj në Bashkimin Evropian.

Kanclerja Merkel, tha se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mundëson paqen në Ballkanin perëndimor

“Ne në vitin 2003 u kemi hapur mundësinë të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor që të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Kjo është në interesin e ndërsjellë si për Ballkanin Perëndimore si për BE-në që ka 28 vende anëtare. Në interesin tonë është paqja në Ballkanin Perëndimor dhe BE-ja e mundëson këtë. Dua të falënderoj kryeministrin e Serbisë që ka ndërmarrë nisma dhe ka nxitur qëndrueshmërinë në rajon. Me bisedimet me Prishtinën, Beogradi ka dëshmuar gatishmëri për kompromis dhe kjo do të merret parasysh kur të vendoset për hapjen e kapitujve të negociatave për anëtarësim”, tha ajo.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, por është përfshirë në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve në shkëmbim të përafrimit me BE-në. Ajo përfitoi hapjen e negociatave për anëtarësim, por diplomatët evropian thonë se hapja e kapitujve për këtë çështje varet nga zbatimi i marrëveshjeve të arritura në atë proces.

Kancelarja Merkel e cila shkoi në Beograd nga Tirana, vlerësoi gatishmërinë për bisedime ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Cilësia e re e kontakteve ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë shihet në vizitat e kryeministrave që ishte e pamundur para disa vjetësh. Kjo duhet të vazhdojë”, tha mes tjerash kancelaria Merkel, e cila tërhoqi vërejtjen se Serbia ka ende shumë punë për të bërë.

“Sfidë e re për Serbinë është edhe vala e migrimeve. Migruesit po hyjin nga Greqia dhe Serbia është bërë vend tranzit”, tha ajo duke nënvizuar gatishmërinë për të ndihmuar lehtësimin e barrës së migruesve dhe refugjatëve që po shfrytëzojnë Ballkanin si rrugë drejt Bashkimi Evropian.

XS
SM
MD
LG