Lidhje

Merkel: Gjermania do të përshpejtojë hapat për burime energjie të ripërtëritshme


Merkel: Gjermania do të përshpejtojë hapat për burime energjie të ripërtëritshme
Merkel: Gjermania do të përshpejtojë hapat për burime energjie të ripërtëritshme

Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se Gjermania do të përshpejtojë hapat për burime energjie të ripërtëritshme, ndërsa vlerëson sigurinë e komplekseve të saj bërthamore.

Në një fjalim para parlamentit sot, zonja Merkel tha se Gjermania do që të arrijë një periudhë të energjisë së ripërtëritshme sa më shpejt që të jetë e mundur.

Të martën, Kancelarja Merkel tha se Gjermania do të mbyllë përkohësisht shtatë nga centralet e saj të vjetra bërthamore në pritje të një analize të sigurisë, duke pasur parasysh krizën bërthamore në Japoni.

Ajo tha se mbyllja do të zgjasë tri muaj dhe do të bëhet për komplekset e ndërtuara para vitit 1980.

Njoftimi erdhi një ditë pasi zonja Merkel pezulloi përkohësisht një plan për t’i mbajtur në funksionim disa nga komplekset bërthamore gjermane.

XS
SM
MD
LG