Këshilltari i Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, H.R. McMaster ndodhet në Kabul, ku po takohet me udhëheqës afganë mbi çështje të sigurisë dhe për të analizuar situatën e trupave amerikane në terren.
Vizita e zotit McMaster pason thirrjet e komandantëve amerikanë për të shtuar disa mijëra forca amerikane, përveç 8400 trupave që ndodhen aktualisht në Afganistan, në mënyrë që të thyhet ngërçi ekzistues në betejën me kryengritësit talebanë.
Presidenti afgan Ashraf Ghani e mirëpriti zotin McMaster dhe e falenderoi për mbështetjen amerikane për vendin e tij.
Presidenti Ghani dhe H.R McMaster diskutuan mbi përpjekjet kundër terrorizmit, reformat dhe zhvillimet politike në Afganistan.
Facebook Forum