Organizatat mjedisore në Juglindje dhe në Jug të Shqipërisë po reagojnë bashkarisht ndaj rrezikut për disa pasuri natyrore si pasojë e investimeve për hidrocentrale. Sipas organizatave shfrytëzimi i pasurive ujore duhet bërë në përputhje me vlerat natyrore dhe në dobi të komuniteteve të banorëve. Kohëve të fundit edhe me mbështetje të organizatave ndërkombëtare shoqatat mjedisore po zhvillojën gjithnjë e më shumë aktivitete ndërgjegjësuese me qytetarët për mbrojtje të mjedisit.