Në Tiranë mbërriti sot ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara, Aleksandër Arvizu i cili pason në këtë detyrë ambasadorin John Uidhërs.
Në komentet e tij të para sapo mbërriti në aeroport, duke përshëndetur në shqip, ambasadori Arvizu tha se ishtë shumë i ndërgjegjshëm për faktin se shkel në gjurmët e disa para-ardhësve të mi të jashtëzakonshëm që kanë qenë në Shqipëri 20 vitet e fundit që nga rivendosja e marrëdhënieve mes dy vendeve duke kujtuar pararendësin e tij ambasadorin Uidhërs, por edhe shumë të tjerë para tij theksoi ai.
Ambasadori Arvizu theksoi se Shqipëria po vazhdon marshimin e saj të pandalshëm drejt integrimit më të ngushtë me bashkësinë euroatlantike duke shtuar se ky është një zhvillim shumë pozitiv.