Fototeka Marubi është pjesë e trashëgimisë kombëtare shqiptare dhe aty ruhen rreth 500 mijë foto. Para disa muajsh përmes dixhitalizimit të një pjese të tyre, shumë shqiptarë mund të kenë pasur rastin të shohin për herë të pare fotografi të familjarëve të tyre. Një pjesë tjetër e fotografive të dixhitalizuara do të vihen në dispozicion në mars. Ky proces së bashku me projekte të tjera, synon ta ngrejë edhe më tej profilin e Fototekës, që është një institucioni në kulturën shqiptare dhe që së shpejti do të zhvendoset në ambjente të reja. Drejtori i Fototekës Marubi, Luçjan Bedeni, dhe një intervistë për Zërim e Amerikës.