Lidhje

Bankers Petrolium: Nuk ka ndotje në Marinzë


د غزې به ټړانګه کې د اسرائیلو د یوه هوايي برید برید شیبه.
د غزې به ټړانګه کې د اسرائیلو د یوه هوايي برید برید شیبه.

Kompania “Bankers Petrolium" ka deklaruar se ajri, toka uji dhe zona përreth fshatit Marinzë nuk janë prekur nga shpërthimi i fontanës së gazit, të ndodhur në 1 Prill të këtij viti.

Përmes një deklarate për mediat, kompania kanadeze, që shfrytëzon zonën e Patos – Marinzës, ka pohuar se ky përfundim vjen pas analizave të detajuara, të mostrave të marra përpara dhe gjatë çlirimit të gazit, të bëra në laboratorë të pavarur brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Sipas kompanisë, përbërja e elementëve të ajrit, në muajin Prill, ishte e krahasueshme me përbërjen mesatare gjatë 9 muajve të mëparshëm dhe brenda standardeve të përcaktuara nga Bashkimi Europian. Por Instituti Shëndetit Publik ka pohuar se nga analizat që janë bërë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka rezultuar se janë konstatuar nënprodukte të naftës në ujë dhe pas incidentit banorët e Marinzës janë furnizuar me ujë përmes autobotëve.

Shpërthimi, sipas organve shtetërore shqiptare ka sjellë gjithashtu pasoja të rënda sidomos për disa dhjetëra banesa në zonën përreth pusit të naftës.

Prefektura e Fierit ka përfunduar raportin lidhur me dëmshpërblimin e familjeve të dëmtuara. Sipas Prefekturës, 66 shtëpi dhe godina e shkollës nëntëvjeçare të fshatit Marinëz, duhet të dëmshpërblehen në masën 100% pasi janë kthyer të pabanueshme. Ndërsa për 110 familje të tjera, komisioni ka vendosur rishikimin e dëmeve. Ky raport iu dërgua Kompanisë “Bankers Petrolium” pak ditë më parë.

Prej disa ditësh shumë banorë të kësaj zone kanë protestuar pranë zyrave të kompanisë, për shkak se siç shprehe ata, zona ka ndotje të lartë të ajrit dhe mjaft prej produkteve blektorale dhe bujqësore nuk po u tregëtohen, për shkak të ndotjes së tokës.

XS
SM
MD
LG