Në Kosovë, është mbajtur për të tetëmbëdhjetën herë gjysmë maratona ndërkombëtare Prishtina 2018. Me moton, “vrapo për paqe dhe tolerancë”, ky aktivitet sportiv mblodhi rreth 1100 atletë profesionistë e amatorë nga e gjithë bota. Këtë vit si garues mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për t’i dhënë përkrahje siç tha ai një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët.
Facebook Forum