Lidhje

Britani, arrestim i ri lidhur me sulmin e Mançesterit


Britania ka arrestuar një 25-vjeçar dhe lidhur me sulmin me bombë të javës së kaluar në Manchester, ku u vranë 22 vetë. Policia gjithashtu ka kryer kontroll të hollësishëm në shtëpinë e tij. Personi i arrestuar sot e çon në 12 numrin e personave të ndaluar lidhur me sulmin në Manchester, të kryer nga banori i këtij qyteti, 22-vjeçari Salman Abedi.

Një grua dhe një adoleshent që u arrestuan këtë javë u liruan, pa qenë e nevojshme të ngrihen akuza ndaj tyre.

Lidhur me sulmin vdekjeprurës në Manxhester u arrestuan edhe babai dhe vëllai i Salman Abedit në Libi, Një zëdhënës tha se vëllai i tij, Hashim, ishte në dijeni të planeve të Abedit për sulmin.

Ndërsa hetimet për sulmin vazhdojnë, Britania e uli nivelin e sigurisë të shtunën, nga “kritik”, në “të lartë”. Të hënën, pasi ndodhi sulmi, niveli i sigurisë ishte “kritik”, ngaqë autoritetet kishin shqetësimin se mund të ndodhte shumë shpejt edhe një tjetër sulm. Ndërsa niveli aktual i sigurisë “i lartë”, do të thotë se ende konsiderohet e lartë mundësia e një sulmi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG