Në Ulqin u mbajt kuvendi themelues i Lidhjes Shqiptare në Botë, dega për shqiptarët në Mal të Zi. Themelimi i degës u mirëprit nga shqiptarët në këtë vend, të cilët vlerësuan se ky bashkërendim mund të ndikojë në ruajtjen dhe zhvillimin e këtij komuniteti në Mal të Zi.