Lidhje

Barack Obama mbështet publikisht Emmanuel Macron


Kur mbeten pak ditë nga zgjedhjet presidenciale në Francë, ish presidenti amerikan Barak Obama ka shprehur publikisht mbështetjen e tij ndaj kandidatit Emmanuel Macron.

Në një video mesazh të postuar dje në llogarinë e zotit Macron në “Twitter”, zoti Obama deklaronte se ai e mbështeste kandidatin e qendrës për shkak të rëndësisë së këtyre zgjedhjeve.

"E kam admiruar fushatën që ka drejtuar Emmanuel Macron. Ai u ka qëndruar vlerave liberale", thotë ish presidenti amerikan Obama. Sipas tij zoti Macron ka vendosur përpara vizionin për rolin e rëndësishëm që luan Franca në Evropë dhe në mbarë botën dhe është i përkushtuar për një të ardhmeje më të mirë për popullin francez.

Obama përfundon mesazhin e tij në frëngjisht me fjalët "En Marche", emri i lëvizjes politike të Macron-it si dhe "Vive La France". Ish presidenti Obama mbetet popullor në Francë.

Ndërkohë presidenti Donald Trump ka vlerësuar kundërshtaren e zotit Macron, kandidaten e ekstremit të djathtë Marine Le Pen edhe pse ai nuk e ka mbështetur atë në mënyrë të qartë.

"Ajo ka qëndrimet më të forta lidhur me çështjen e kufijve dhe është më e ashpër me gjithshka po ndodh në Francë", ka thënë zoti Trump në një intervistë në 21 prill për “The Associated Press”.

"Kushdo që është më i ashpër ndaj terrorizmit radikal islamik dhe kushdo që është më i ashpër për të forcuar kufijtë, do të dalë mirë në zgjedhje", ka deklaruar zoti Trump.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG