Lidhje

Të dënuarit në rastin "Monstra" në rigjykim


Gjykata e lartë e Maqedonisë urdhëroi rigjykimin e katër shqiptarëve të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e pesë vetave në vitin 2012.

Gjykata vendosi të premten që ata të lirohen nga burgu dhe të vendosën në arrest shtëpie në pritje të rigjykimit, data e të cilit nuk është vendosur ende.

Më 30 qershor të vitit 2014, një gjykatë në Shkup dënoi me burgim të përjetshëm gjashtë shqiptarë nën akuzat për vrasjen e pesë maqedonasve në pranverën e vitit 2012 pranë liqenit të Smilkovës. Dy nga të akuzuarit u gjykuan në mungesë. Ata ngarkoheshin për terrorizëm, akuzë që është mohuar vazhdimisht prej tyre. Vrasjet atëbotë çuan në trazira dhe sulme mbi bizneset e shqiptarëve ne një lagje me shumice maqedonase te Shkupit.

Gjykata e lartë gjeti se faktet kryesore në procesin gjyqësor ishin paraqitur gabimisht dhe jo të plotë dhe dëshmitarët e prokurorisë kishin ofruar dëshmi kundërthënëse.

Rasti që u bë i njohur si "monstra" kishte nxitur shumë reagime dhe dyshime në Maqedoni. Madje edhe kryeministri aktual Zoran Zaev, derisa ishte udhëheqës i opozitës ishte zotuar se do të bëjë gjithë çfarë është e mundur për të çuar përpara ndriçimin e së vërtetës për vrasjet.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG