Lidhje

Londra përjeton një ceremoni madhështore të martesës mbretërore


Londra përjeton një ceremoni madhështore të martesës mbretërore
Londra përjeton një ceremoni madhështore të martesës mbretërore

Në Londër, Princi Uilliam dhe nusja, Katerine Middleton, shkëmbyen sot premtimet e martesës duke u bërë burrë e grua. Britania përjetoi një ceremoni të paparë që nga martesa e prindërve të Princit William, Princit Çarlz dhe Princeshës Dajana në vitin 1981.

Të sapomartuarit, Princi Uilliam dhe Katerine Middleton dolën sot në ballkonin e Pallatit Bakingem dhe shkëmbyen puthjen e shumëpritur nga turmat e njerëzve që prisnin.

Pastaj në ballkon me ta u bashkuan Mbretëresha Elizabetë, Princi Filip, Prici Çarlz dhe Kamila, si dhe prindërit e nuses.

Mbi pallat fluturiuan avionë të forcës ajrore mbretërore.

Para kësaj, dy të rinjtë shkëmbyen premtimin e martesës përpara 1,900 të ftuarve dhe rreth 2 miliard njerëzve që e ndoqnin ceremoninë në televizion apo në internet.

Qindra mijra njerëz kishin mbushur rrugët e Londrës për të parë qoftë edhe për pak çaste çiftin mbretëror.

Ceremonia e martesës që u mbajt sot në Abacinë e Uestminsterit, ndoqi që nga fillimi deri në fund, traditën mbretërore britanike.

Ajo u shoqërua me interpretime nga këngëtarët e korit dhe orkestra që përfshinte pjesë të luajtura në organo dhe me trumpeta.

Në Londër ishin mobilizuar 5 mijë policë për të ruajtur rendin. Policia njoftoi se mbrëmë kishte arrestuar tre persona nën dyshimet se kishin planifikuar prishjen e rendit dhe të qetësisë gjatë ceremonisë së martesës.

Çifti i ri u shpreh se ishte jashtëzakonisht i emocionuar nga dashuria që treguan njerëzit qysh nga fejesa e tyre në muajin nëntor.

Pallati i Bakingemit ka njoftuar se pas martesës, Uilliam Dhe Kejt, e cila do të njihet zyrtarisht me emrin Kathrin, do të marrin titujt Duka dhe Dukesha e Kembrixhit.

E gjithë skena i ngjante një përralle të kohës moderne.

Të ftuarit bashkuan zërat e tyre me korin që këndoi disa këngë, duke përfshirë hymnin kombëtar britanik.

Kjo është kisha ku prehen eshtrat e 17 monarkëve të Britanisë dhe ku u zhvillua shërbimi funeral i nënës së Princit Uilliam, Princeshës Dajana, e cila humbi jetën një aksident me makinë në vitin 1997.

Shumë nga burrat pjesmarrës në ceremoni kishin veshur uniforma ushtarake ndërsa klerikët ishin veshur me rroba të bardha, të kuqe dhe ngjyrë ari.

Një ceremoni e tillë nuk është parë që nga martesa e prindërve të Princit William, Princit Çarlz dhe Princeshës Dajana në vitin 1981.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG