Lidhje

Lojrat Olimpike Verore 2020 në Tokjo


Kryeqyteti i Japonisë, Tokjo, u zgjodh për të mbajtur Lojrat Olimpike Verore 2020, duke fituar ndaj Stambollit dhe Madridit në raundin përfundimtar të votimit të Komitetit Olimpik.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, tha se shpjegimet e Japonisë për uzinën bërthamore të Fukushimës ndihmuan në lehtësimin e shqetësimeve të Komitetit.

"Është me të vërtetë një nder i madh, apo jo? Ishte me të vërtetë një moment presioni, por le t’i bëjmë lojrat e Tokojs një sukses të vërtetë. Ne do të bëjmë më të mirën dhe do të punojmë shumë sëbashku. Gjithkush luajti rolin e tij sot këtu. Mendoj se çdokush në Japoni do të jetë shumu i kënaqur për këtë”.

Kryeqyteti japonez ishte mikpritësi i lojrave olimpike të vitit 1964. Të tre kryeqytetet finaliste kishin konkuruar edhe në të kaluarën. Kjo ishte hera e pestë për Stambollin, hera e tretë për Madridin dhe hera e dytë radhazi për Tokjon.

"Jam lutur aq shumë që Tokjoja të fitonte, prandaj jam shumë i lumtur. Në vitin 2020 fëmija im i madh do të jetë 20 vjeç dhe i vogli 18 vjeç, prandaj ne duam t’i shikojmë lojrat si familje”.

"Një farë shetësimi mbetet, por kam besim se gjërat do të jenë ndryshe pas shtatë vjetësh, Japonia do të jetë përsëri një vend i bukur, prandaj ju lutem ejani në Japoni”.

Organizimi i Lojrave Olimpike do të jetë një shtysë e madhe për Tokjon, duke sjellë të ardhura të mëdha nga turizmi dhe duke i dhënë asaj mundësinë për një vend të shquar në skenën botërore.
XS
SM
MD
LG