Lidhje

Lojrat Olimpike Dimërore 2014


Lojrat Olimpike të Soçit u mbyllën sot me një ceremoni madhështore duke festuar momentin e vendit mikëpritës në skenën globale të atletikës.

Lojrat 51 miliardë dollarëshe të 2014-ës, më të shtrenjtat ndonjëherë, përfunduan pa ndonjë incident megjithë kërcënimet opr sulme terroriste para 17 ditëve të aktiviteteve sportive të akullit që u transmetuan në mbarë botën.

Disa orë para se flaka olimpike të shuhej, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach vlerësoi lart qytetin mikëpritës.

Kanadaja fitoi në ndeshjen finale të hokejt ndaj Suedisë në Lojrat Olimpike të Soçit. Ekipi kanades e fitoi ndeshjen 3:0 dhe mori medaljen e artë. Ky ekip është e pari që nuk ka shënuar asnjë humbje në hokej që nga Lojrat e Sarajevës në vitin 1984.
Rusët dominuan garat në ditën e fundit të Lojrave Olimpike Dimërore në Soçi.

Skiatorët rusë fituan të tri medaljet, e artë, e argjendë dhe bronx, në tri garat e ditës. Alexander Legkov doli i pari në garën e 50 kilometërshit, duke lënë pas dy rusë të tjerë.

Më vonë, Rusia mori medaljen e artë në garën katërshe të slitës, e udhëhequr nga Alexander Zubkov, i cili fitoi edhe garën dyshe të slitës. Letonia fitoi medaljen e argjentë sot dhe Shtete e Bashkura të bonxit. Slitën amerikane e pilotoi Steven Holcomb në garën e tij të preferuar.

Rusia del në krye në Lojrat Olimpike Dimërore të Soçit, si në numrin e përgjithshëm të medaljeve ashtu edhe të medaljeve të arta. Rusia përfundoi me 33 medalje, nga të cilat 13 të arta.

Shtetet e Bashkura kanë 28 medalje, të pasuara nga Norvegjia me 26 madalje. Norvegjia u rendit pas Rusisë me 11 medalje të arta, ndërsa Kanadaja me 10.

Megjithë kërcënimet e fota për veprime dhune para Lojrave Olimpike Dimërore të Soçit, Olimpiket kanë qënë të sigurta deri në ditën e mbylljes.

Lojrat e ardhëshme Olimpike Dimërore do të mbahen në vitin 2018 në Korenë e Jugut.
XS
SM
MD
LG