Lidhje

Ligjvënësit amerikanë: Suksesi në Afganistan varet nga vetë afganët


Ligjvënësit amerikanë: Suksesi në Afganistan varet nga vetë afganët
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:51 0:00

Ndërsa trupat amerikane fillojnë të tërhiqen nga Afganistani pas dy dekadash luftë, ligjvënësit amerikanë ftuan këtë javë për të dëshmuar në Kongres zyrtarë të lartë në lidhje me strategjinë e administratës së Presidentit Biden për rajonin pas përfundimit të angazhimit ushtarak atje. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Kongres, Katherine Gypson sjellë hollësitë.

Forcat afgane po trajnohen. Katër muaj më vonë ato nuk do të kenë më mbështetjen e ushtrisë amerikane pas gati njëzet vjetësh.

Tërheqja e trupave amerikane do të jetë një moment kritik për afganët, paralajmëruan ligjvënësit amerikanë këtë javë.

"Suksesi në Afganistan nuk mund të jetë më i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara sesa për vetë afganët. Unë besoj se afganët, pasi të shohin përfitimet nga përmirësimi i cilësisë së jetës për njëzet vjet, do të vendosin se ata duan ta ruajnë përparimin e arritur në vend që të kthehen mbrapsht", tha senatori demokrat Tim Kaine.

Presidentët amerikanë nga të dyja partitë politike janë përpjekur me vështirësi të përcaktojnë objektivat e Shteteve të Bashkuara në rajon.

Vendimi i Presidentit Biden për t'u larguar përfundimisht në përvjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, të cilat nxitën ndërhyrjen amerikane në Afganistan, është pritur me kritika nga republikanët.

"Fakti që presidenti zgjodhi këtë datë, 20 vjetorin e sulmeve më të tmerrshme terroriste në historinë e vendit tonë, tregon se ky ishte një vendim politik i bazuar në kalendar. Vendimi nuk ishte i bazuar në kushtet në terren, një rekomandim i fortë dypartiak që Kongresi u ka dhënë të dy presidentëve republikanë dhe demokratë gjatë dekadës së fundit", tha senatori republikan Jim Inhofe.

Por zyrtarët e Departamentit të Mbrojtjes u thanë ligjvënësve se natyra e kërcënimit terrorist ka ndryshuar që nga ditët kur Osama bin Ladeni përdorte Afganistanin si bazën e tij.

"Ka grupe terroriste ndërkombëtare që veprojnë në Lindjen e Mesme dhe në pjesën veriore të Afrikës. Natyra e kërcënimit ka ndryshuar gjatë 20 viteve të fundit. Por kërcënimi që vjen nga Afganistani për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë ka rënë ndjeshëm", tha Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes në detyrë, David Helvey.

Në fillim të javës, një diplomat i lartë amerikan u tha ligjvënësve se marrëveshja me talebanët është një pikë kthese e mundshme.

Talebanët përballen me një zgjedhje themelore midis dy alternativave shumë të ndryshme për të ardhmen. Ata mund të përqafojnë një rrugë të negociuar drejt paqes, të bëjnë tranzicionin nga një kryengritje e dhunshme në një lëvizje politike dhe të bëhen pjesë e një vendi që gëzon respekt në komunitetin global. Por nëse ata ndjekin rrugën e kontrollit ushtarak, ata do të përballen me izolim, kundërshtim rajonal dhe ndërkombëtar, sanksione dhe vazhdimin e mbështetjes së aleatëve tanë për forcat afgane të sigurisë", tha Përfaqësuesi Special për Negociatat në Afganistan, Zalmay Khalilzad.

Por që nga shkurti i vitit 2020, niveli i dhunës në Afganistan ka mbetur i lartë, Talebanët janë fajësuar për shpërthimet që vranë të paktën 90 njerëz në fillim të këtij muaji në një shkollë jashtë Kabulit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG