Lidhje

Separatistët kundër shtyrjes së referendumit


Kryengritësit pro-rusë në Ukrainën lindore vendosën sot që ta mbajnë referendumin e së dielës për autonomi, pavarësisht nga thirrja e e Presidentit rus Vladimir Putin për ta shtyrë atë.

Përpjekja e zotit Putin dje për ta shtyrë votimin, u konsiderua si pjesë e një përpjekjeje për të zbutur acarimet dhe për të negociuar një marrëveshje me perëndimin, por ai i intensifikoi tensionet përsëri sot kur ndoqi një stërvitje ushtarake që sipas agjencive ruse të lajmeve, ishte një simulim i një goditjeje masive bërthamore, si kundërpërgjigje ndaj një sulmi armik.

Presidenti rus tha se stërvitja e forcave bërthamore ruse ishte planifikuar që në nëntor, por në fakt ajo po zhvillohet ndërkohë që marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit kanë rënë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Ftohtë.

Në Ukrainë, shumë vetë kanë shprehur shqetësimin se referendumi mund t’i japë shkas intensifikimit të dhunës mes trupave ukrainase dhe militantëve pro-rusë që kanë marrë nën kontroll ndërtesat qeveritare në mbi 10 qytete në lindje.
XS
SM
MD
LG