Në afërsi të Memaliajt, në Jug të Shqipërisë, u shënua sot 70-vjetori i Kryengritjes Antikomuniste të Zhapokikës. Kjo ngjarje historike vlerësohet së bashku me Kryengritjen e Postribës dhe të Kelmendit si rezistencat më të forta, por edhe me më shumë viktima ndaj regjimit komunist që po instalohej në Shqipëri. Autoriteti i Dosjeve publikoi sot disa nga dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për figura historike të Kryengritjes së Zhapokikës, të cilët u dënuan me vdekje nga regjimi.
Facebook Forum