Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se dëshiron të kryhen hetime të pavarura rreth akuzave sipas të cilave ai ishte në krye të një bande në fund të viteve 90 që vrau të burgosur civilë dhe shiti organet e tyre.
Kryeminsitri Thaçi i tha dje Agjencisë së Lajmeve Associated Press se ai dëshiron të largojë “mjegullën” siç e cilësoi ai, që ka të bëjë me akuzat e ashpra kundër tij.
Ai tha se nuk ka asgjë për të fshehur dhe se akuzat kundër tij i cilësoi si përpjekje për të minuar shpalljen e pavarsisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008.
Zoti Thaçi fajsoi hetuesin e Bashkimit Evropian për çështjet e të drejtave të njeriut, Dik Marti si arkitektin e sulmit të fuqishem kundër Kosovës dhe popullit shqiptar.
Raporti i zotit Marti javën e kaluar në Këshillin e Evropës akuzon kryeminsitrin e Kosovës se ishte drejtuesi i një grupi kriminal të stilit mafioz, përgjegjës për vrasje, trafik droge dhe për vrasjen e të burgosurëve serbë gjatë luftës së Kosovës dhe shitjen e organeve të tyre.
Mes të tjerëve në këtë grup përfshihen anëtarë të lartë të Ushtrisë për Çlirimin e Kosovës, një organizatë që luftoi kundër forcave serbe në Kosovë në fund të viteve 90-të.
Akzua të tilla janë përfshirë edhe në librin e ish prokurores së Gjykatës së Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës në ish Jugosllavi, Karla Del Ponte.