Lidhje

Kroacia mbështet tërësinë tokësore të Kosovës


Kroacia mbështet tërësinë tokësore të Kosovës
Kroacia mbështet tërësinë tokësore të Kosovës

Kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor, tha sot se vendi i saj mbështetë tërësinë tokësore të Kosovës dhe angazhohet për të ndihmuar edhe bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ajo i bëri këto komente gjatë vizitës së sotme në Kosovë në krye të një delegacioni qeveritar dhe afarist të shtetit të saj.

Në këtë vizitë që nuk është parë me sy të mirë nga Serbia, ajo vuri theksin tek e kaluara e përbashkët e Kosovës dhe Kroacisë dhe synimet e tyre të përbashkëta për integrime në strukturat euroatlantike.

Miqësia ndërmjet popujve tanë është vërtetuar në luftën kundër tiranit (Sllobodan) Milosheviç dhe aspiratave serbomëdha dhe në këtë, të dyja palët kemi dëshmuar sukses dhe çka është më e rëndësishmja vendosmëri”, tha zonja Kosor.

Ajo tha se Kroacia e ka njohur ndër të parët pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon të mbështesë përpjekjet për ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme dhe të paqes e bashkëpunimit.

Tërësia tokësore e Kosovës dhe kultivimi i të drejtave të barabarta për secilin individ, qytetar apo komunitet janë çështje të cilat Kroacia i mbështet në vazhdimësi”, tha ajo duke i siguruar mikpritësit e saj për mbështetje në rrugën drejt integrimeve evropiane dhe të gjitha proceset politike. Kryeministrja Kosor tha se Kosova tek Kroacia mund të gjejë mikun më të mirë në Evropën Juglindore.

Për ne është me rëndësi që të vazhdojnë përpjekjet për ripërtëritjen e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, tha ajo duke nënvizuar se Kroacia mbështet deklaratat e kancelares gjermane Angela Merkel të bëra në Beograd një ditë më parë në mbështetje të tërësisë tokësore të Kosovës dhe rrugës për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta të Kosovës dhe Serbisë.

Kancelarja Merkel bëri thirrje një ditë më parë që Beogradi të mënjanojë strukturat paralele në veriun e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se qeveria e tij është e vendosur që të shtrijë autoritetin e plotë në veriun e vendit.

Strukturat ilegale që ekzistojnë në veri do të shpërbëhen. Ata që kanë shkelur ligjin do të ballafaqohen me drejtësinë dhe në këtë drejtim nuk do të ketë kompromis”, tha kryeministri Thaçi.

Mbi 40 kompani afariste kroate ishin pjesë e delegacionit të Kroacisë që qëndroi në Kosovë për të diskutuar mes tjerash edhe mundësitë e shtimit të eksporteve të mallrave kroate në Kosovë pas vendimit të qeverisë së Prishtinës për të ndaluar importet nga Serbia.

Vendimi që u morr më 20 korrik, ishte kundërpërgjigje ndaj ndalimit që Serbia u kishte bërë mallrave nga Kosova pas shpalljes së pavarësisë së kësaj te fundit.

Një muaj pas vendimit të qeverisë së Kosovës, ekspertët e ekonomisë thonë se ndalimi i importeve nga Serbia nuk ka krijuar boshllëk në tregun e Kosovës.

Shtetet e rajonit janë vënë në përpjekje për të fituar tregun dhe për të zëvendësuar importet nga Serbia që në vitin 2010 kishin arritur në rreth 320 milion euro. Kroacia është njëra prej tyre.

XS
SM
MD
LG