Lidhje

KQZ shqyrton emërimet e anëtarëve të komisioneve zonale për zgjedhjet vendore


KQZ shqyrton emërimet e anëtarëve të komisioneve zonale për zgjedhjet vendore
KQZ shqyrton emërimet e anëtarëve të komisioneve zonale për zgjedhjet vendore

Në Shqipëri sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi sot emërimet e anëtarëve të Komisioneve zonale për zgjedhjet vendore, të cilët do të zënë vendet e mbetura bosh nga përfaqësuesit e opozitës

Komisioni Qendor shpalli vendet vakant muajin e kaluar dhe për 66 postet e anëtarëve në komisionet zonale janë paraqitur mbi 120 kandidatura. Brenda pak ditësh do të duhet të bëhet vlerësimi dhe përzgjedhja e tyre, në mënyrë që të ngrihen sa më shpejt Komisonet zonale, pranë të cilave, sipas ligjit, brenda datës 8 mars duhet të regjistrohen partitë që do të garojnë me 8 maj.

Opozita ndërkaq, ndërsa ka nisur përgatitjet me strukturat e saj, nuk ka ndërmarrë asnjë hap për pjesmarrjen e saj në proces. Edhe dje kryetari socialist Edi Rama përsëriti se zgjedhjet nuk do të bojkotohen dhe se opèozita kërkon realizimin e disa kushteve në mënyrë që të garantohet sipas saj një proces i lirë dhe i ndershëm.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG