Lidhje

KQZ miraton listat e komisionerëve të opozitës socialiste në komisionet zonale


KQZ miraton listat e komisionerëve të opozitës socialiste në komisionet zonale
KQZ miraton listat e komisionerëve të opozitës socialiste në komisionet zonale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi listat e komisionerëve të opozitës socialiste në komisionet zonale.

Partia Socialiste dhe Partia për të Drejtat e Njeriut nuk çuan në kohë emrat e komisionerëve të tyre.

Kjo vonesë e shtyu KQZ-në të plotësonte vendet bosh me vullnetarë të pavarur nga shoqëria civile, të cilët dhanë sot dorëheqjen për t'u hapur rrugën anëtarëve socialistë.

Bëhet fjalë për 66 komisionerë që do të jenë anëtarë dhe sekretarë në komisionet zonale të zgjedhjeve.

Ekspertët pohuan se mungesa e tyre në komisione cenonte balancimin, paanshmerinë dhe besueshmërinë e zgjedhjeve.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG