Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, tha sot se Beogradi do të marrë të gjitha masat për të dëshmuar se është i përcaktuar në favor të pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në zgjedhjet komunale të tre nëntorit, që organizohen nga Prishtina. Duke ju përgjigjur paralajmërimit të përfaqësuesve serbë të komunave veriore të Kosovës për mundësinë e bojkotimit të zgjedhjeve, ai tha se pjesëmarrja në to është interes shtetëror i Serbisë.