Komisioni Evropian ka miratuar marrëveshjen për Stabilizim Asociim me Kosovën, një vendim ky që i hap rrugë nënshkrimit të saj para verës së këtij viti.
Miratimi i saj është përshëndetur nga zyrtarët vendas e ndërkombëtarë, të cilët e kanë cilësuar si një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës.
Kosova pret që marrëveshja të hyjë në fuqi deri në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa e fitoi këtë marrëveshje si kundërshpërblim ndaj përkushtimit të saj në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.