Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është intervistuar në Prokurorinë e Posaçme në Hagë që trajton pretendimet për krime lufte dhe të pasluftës në Kosovë.
Zoti Veseli, u tha medieve në një deklaratë të shkurtër se ka mbrojtur luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Siç edhe kam premtuar publikisht, sot jam paraqitur për intervistim, Kam përfunduar intervistën. Vitet e 90-ta kanë qenë vite të rënda për popullin tonë. Një nënshtrim para Serbisë për pastrim etnik, do të thotë për gjenocid kundër popullit tonë. Ne ju kemi kundërvënë. Lëvizja jonë çlirimtare ka qenë, UÇK-ja përballje me gjenocidin serb. Lufta e UÇK-së ka qenë përballje me pastrimin etnik të cilin ka synuar Serbia ta bëjë në Kosovë. Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të jemi bashkë të kalojmë edhe këtë sfidë. Kjo është e tëra”, tha ai.
Kadri Veseli një nga udhëheqësit e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës, është një nga zyrtarët më të lartë të thirrur për t’u paraqitur në Hagë, ku deri tash janë paraqitur mbi 200 ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Më 19 korrik, atje qe thirrur edhe ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqje duke bërë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 6 tetor.
Më 19 korrik, atje qe thirrur edhe ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqje duke bërë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 6 tetor.
Intervistimet filluan më 14 janar të vitit 2019 kur atje u paraqit Rrustem Mustafa, i njohur me emrin e luftës si komandant Remi, i cili drejtonte Zonën Operative të Llapit, një rajon në veri të Prishtinës gjatë luftës në Kosovë.
Gjykata e Posaçme e cila me emrin dhomat e specializuara vepron në Hagë, u miratua në fillim të muajit gusht të vitit 2015 nga parlamenti i Kosovës.
Ideja për themelimin e saj pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Martty, për përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë.
Hetimet sikurse e dhe ngritja e gjykatës kishin nxitur reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998 – 1999, që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.
Facebook Forum