Misioni i Bashkimit Evropian, EULEX-i dhe policia e Kosovës, arrestuan sot dy persona nën akuzat për krime lufte.
Dy të arrestuarit janë të kombësisë serbe dhe njeri prej tyre mendohet se është pjesëtar i forcave policore të Kosovës.
Dy të arrestuarit po hetohen nën dyshimet për përdhunime në muajin prill të vitit 1999 gjatë luftës në Kosovë.
Operacioni i përbashkët i arrestimeve është kryer në fshatin Babi Most jo shumë larg Prishtinës dhe në Vushtri. Policia ka kryer bastisje në shtëpitë e të dyshuarve, por nuk janë dhënë më shumë hollësi rreth këtij rasti që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme e Kosovës.
Burimet serbe i identifikuan të arrestuarit si Gjorgje Bojkoviç dhe Jovica Gjenavoviç. Ky i fundit mendohet të jetë pjesëtar i policisë së Kosovës prej tetë vjetësh.